Mançini grumbullon 29 lojtarë, ka vend dhe për “anormalin” Kualjarela

0

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mançini, ka shpërndarë 29 ftesa për grumbullimin e muajit mars. Në listë bie në sy prania e 36-vjeçarit Fabio Kualjarelës dhe 19-vjeçarit Moise Kean, të dy këta lojtarë plotësojnë repartin e sulmit së bashku me Imobilen, Lazanjën e Pavoletin.

Në mbrojtje risia është qendërmbrojtësi i Torinos Armando Izo, ndërsa mesfushë ka mbetur jashtë liste Lorence Pelegrini i Romës, në vend të tij i është besuar Stefano Sensit të Sasuolos.

Portierë
Alesio Kranjo (Kaljari), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Matia Perin (Juventus)
Mbrojtës
Kristiano Biragi (Fiorentina), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhorxho Kielini (Juventus), Alesandro Florenci (Roma), Armando Izo (Torino), Xhanluka Mançini (Atalanta), Kristiano Piçini (Valencia), Alesio Romanjoli (Milan), Leonardo Spizanola (Juventus)
Mesfushorë
Nikolo Barela (Kaljari), Brajan Kristante (Roma), Zhorzhinjo (Çelsi), Stefano Sensi (Sasuolo), Marko Verrati (PSG), Nikolo Zaniolo (Roma)
Sulmues
Federiko Bernardeski (Juventus), Federiko Kieza (Fiorentina), Stefan El Sharaui (Roma), Vinçenco Grifo (Frajburg), Çiro Imobile (Lacio), Muase Kean (Juventus), Kevin Lasanja (Udineze), Leonardo Pavoleti (Kaljari), Mateo Politano (Inter), Fabio Kualjarela (Sampdoria )

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.