Mançini: Duhet të gjejmë formulën e duhur, por në Itali s’e njohin durimin

Performanca e dobët e kombëtares italiane në testin e parë ndaj përfaqësueses italiane ishte shumë zhgënjyese. Paraqitja e dobët e “axurrëve” solli një lumë kritikash nga shtypi italian dhe mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak teknikut të ri të përfaqësueses, Roberto Mançini.

“Ndaj Polonisë ishte vetëm ndeshja e parë, do të kemi dhe shumë të tjera. Duhet të gjejmë formulën e duhur dhe për këtë na duhet pak durim, por në Itali ky koncept nuk ekziston. Shpresojmë që së shpejti ta gjejmë”, tha Mançini.

Shënjestër kryesore e kritikave pas ndeshjes me Poloninë u bë dhe sulmuesi Mario Baloteli, i cili e tregoi qartë se pushimi i stërzgjatur e ka lënë disi pas të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *