Mançini, De Bur, Pioli… Interi zgjodhi “portokallet pa lëng”!

0

Zikaltërit i besojnë skuadrën, deri më 28 maj, Stefano Vekit, teknikut Primavera që këtë sezon i udhëhoqi një ndeshje (3-0 ndaj Krotones). Tre teknikë të dëbuar këtë sezon

Stefano Pioli nuk është më trajneri i Interit. Drejtuesit zikaltër kanë vendosur që të shkarkojnë trajnerin, për shkak të rezultateve të dobëta në javët e fundit, plot shtatë radhazi pa fitore. I shtohet listës së Roberto Mançinit, De Burit… Tri trajnerë të shkuar dëm…

Ecuria – Stefano Pioli do të merrte Interin pas shkarkimit të De Bur, nëntorin e shkuar, teksa sezoni do të niste me Roberto Mançinin në pankinë. Starti i ish-trajnerit të Lacios dhe Bolonjës, megjithatë, ishte super, saqë drejtuesit menduan për një moment ta rikonfirmonin. Atij i faturohet, sakaq, edhe eliminimi në Europa League. Në fakt, ai arriti në dhjetë javët e para, tetë fitore, një barazim 2-2 në derbin ndaj Milanit dhe një humbje me Napolin, duke iu afruar shumë objektivit Champions dhe, madje, edhe titullit dhe rivalitetit me Juventusin, por më prej dhjetë javësh, gjithçka u prish. Në fakt, plot shtatë javët e fundit, Interi ka arritur të mbledhë vetëm 2 pikë, nga 21 të mundshme. Gjithçka e bukur u frenua në suksesin e thellë 7-1 ndaj Atalantës.

Vjen Sabatini – Shkarkimi i Piolit, por edhe një afrim i bujshëm. Sipas “Sky”, sakaq, Valter Sabatini, ish-drejtori sportiv i Romës, është pranë emërimit si koordinator teknik sportiv i skuadrave në pronësi të Suning, pra vetë Interit dhe Zhiangsu Sunhing, por edhe Muskron në Belgjikë dhe Gil Visente në Portugali.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.