Manchester Utd paralajmeron fansat, jo me bluzat dhe simbolet e ekipit.

0

city-ajax

Fansat e Manchester United qe presin ndeshjen e se enjtes ne Europa League kunder Feyenoord janë paralajmëruar të mos veshin ngjyrat e klubit sepse i druhen dhunës.

Siç është raportuar nga Manchester Evening News, jane 1400 mbështetës qe do të udhëtojnë, klubi i ka këshilluar qe te mos veshin bluza dhe shalle te ikipit te tyre.
Skena të shëmtuara ndodhen kur United u përball me Ajaxin në Europa League në vitin 2012, me 76 tifozë holandezë qe u arrestuan, ndërkohë që ka pasur dhunë edhe përpara ndeshjes se kthimit.

Ne letren e klubit thuhet: “Pasi te mbaroje loja dhe mbështetësit e Manchester United te dalin të gjithe jashtë stadiumit, nje tren i vecante me kapacitet 1200 vende do te jete i prenotuar vete per ata. Ky tren do të ndalet në dy stacione, neRotterdam dhe Amsterdam.

“Ju lutemi ta mbani pasaportën tuaj në çdo kohë, siç kërkohet me ligj në Holandë. Aktualisht ka një nivel  kercenimi të lartë nga terrorizmi në Evropë dhe ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për sigurinë tuaj personale gjate udhëtimit. “

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here