Manchester City fiton pastër në derbi, tifozët tallen me Junajtid: Solskjaer ne duam të qendrosh

Manchester City ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Manchester United, në derbin e vlefshëm për “EFL Cup”. Goli i Silvës, Mahrez dhe autogoli i Pereira, do ta mbyllnin pjesën e parë në shifrat 0-3. Ndërsa në të dytën do të ishte vetëm një realizim i Rashford, që do të vlente sa për statistikë.

Një ndeshje e nivelit të dobët e orkestruar nga Solskjaer, që edhe njëherë tjetër vendos veten në vështirësi sa i përket një shkarkimi të mundshëm. Tallja ka vazhduar me tifozët e Manchester Cityt, që gjatë ndeshjes kanë kënduar për trajnerin kundërshtar: “Ole Solskjaer, ne duam që ti të qendrosh”. E duke parë fitoren e arritur kaq lehtë, kërkesa e tyre është mëse llogjike. /Sport Ekspres/