Mançesteri nuk kursehet, një portugez zëvendëson Herrerën

Ikja e Ander Herrera ka krijuar jo pak probleme në Mançester. Mesfushori ishte një nga pikat kryesore dhe tani Junajtid duhet të “hapin thesin” për të sjellë një zëvendësues të denjë. Bruno Fernandez është kandidati kryesor për të ardhur në “Old Trafford”.
Solskjaer e pëlqen shumë fantazistin e Sportingut të Lisbonës dhe ka nisur negociatat me klubin portugez. Oferta e parë e anglezëve prej 34 milionë eurosh është refuzuar menjëherë. Mediet angleze njoftojnë se kërkesat e klubit portugez janë shumë më të larta. Duhen të paktën 55 milionë euro për ta parë Fernandez të veshur me fanellën e Junajtid.

Fantazisti ishte një lojtarët më të spikatur të kampionatit portugez sezonin e kaluar. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij, me plot 20 gola. Një si ai është gjithçka mungon në “Old Trafford”. Lojtar që organizon shumë mirë sulmin dhe ka marrëdhënie perfekte me golin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *