“Mançester Siti rrezikon shumë, mund të përjashtohet nga Champions Liga!”

Mançester Siti dhe PSG janë dy ndër klubet që rrezikojnë më shumë një dënim nga UEFA sa i përket FPF (fair-play financiar).

Harxhimet e shumta në merkato dhe fakti që drejtuesit e klubit nuk kanë mundur të rregullojnë bilancet e tyre mund të sjellë përjashtimin nga kompeticionet europiane.

Gazeta belge “Sport and Strategy” ka raportuar se ekipi i “qytetarëve” rrezikon përjashtimin nga Champions Liga për shkak të parregullsive në FPF. Një gjë e tillë është bërë publike dhe nga Ives Leterme, fdrejtori i komitetit të kontrollit financiar të UEFA-s.

Nëse akuzat do të konfirmohen, problemi do të ishte serioz. Po, mund të ketë dhe sanksionime të rënda, si përjashtimi nga kompeticionet europiane”, thekson Leterme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *