Mançester Junajtid shtang Realin, transferimi i Pogbas “në ajër“

0

Reali i Madridit ka bërë blerje të rëndësishme në sulm dhe në mbrojtje. Reparti i vetëm për të ndërhyrë ka mbetur mesfusha. Pol Pogba është dëshira më e madhe për Zinedin Zidan. Mesfushori francez e ka shprehur pëlqimin për të punuar me strategun madrilen, por topi është te Mançester Junajtid.

Siç raporton “AS”, Florentino Perez ka pyetur direkt drejtuesit e klubit anglez sesa kushton Pol Pogba dhe përgjigja ka qenë e prerë: Është i pashitshëm. Anglezët nuk dëshirojnë kurrsesi ta largojnë francezin nga “Old Trafford”.


Ata e shohin atë si aktorin kryesor të projektit të ri për ringritjen e klubit. E vetmja zgjidhje, që i ka mbetur në dorë Realit është të bindë vetë lojtarin dhe ky i fundit të kërkojë largimin nga “Djajtë e Kuq”. Opsion që shihet i vështirë dhe ka përpara shumë pengesa.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.