Manaj nuk mjafton, Sllovakia na përmbys në fund

0

Shqipëria U21 ka pësuar një humbje të hidhur 3-2 ndaj Sllovakisë U21, në një ndeshje kualifikuese për Euro U21.

Te dyja skuadrat kishin nga 6 pikë në renditje, ndaj sot luhej një betejë, ku barazimi nuk i vlente asnjërës palë, në garën për vendin e dytë.

Pjesa e parë pa kuqezinjtë në avantazh, me një gol të shënuar nga Rej Manaj, i cili nuk gaboi i vetëm me portierin në minutën e 45-të, shërbyer nga Ceka.

Sapo nisi pjesa e dytë, Spalek në minutën e 48-të gjeti barazimin për sllovakët. Megjithatë, menjëherë Manaj na riktheu në avantazh, duke shënuar në minutën e 52-të.

Megjithatë, sllovakët arritën të barazojnë në minutën e 89-të dhe shënuan golin e avantazhit në minutën e 89-të.

EURO U21

SHQIPËRI U21 – SLLOVAKI U21     2-3

Shënues: Manaj 45′, 52′ / Spalek 48′, Dimun 80′, Mraz 87′

Shqipëria U21: Sherri, Ceka, Toli, Tafa, Maloku (Fangaj 52′), Bare, Ndoj, Kallaku (Bardhi 52′), Çekiçi (Hakaj 78′), Seferi, Manaj.
Trajner: Alban Bushi

Sllovakia U21: Rodak, Vavro, Urblik, Lesniak, Shulek (Varga 42′), Dimun, Hançko, Hvatal, Shpalek (Haraslin 77′), Çernak (Jirka 61′), Mraz.
Trajner: Oto Brunegraf

Kartonë të verdhë: Maloku 11′, Ceka 31′ / Hvatal 22′, Urblik 31′

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.