Manaj ka shqetësime para Francës, pritet ftesa për Armando Sadikun ose Taulant Seferin

Vetëm 2 ditë na ndajnë nga përballja që Kombëtarja jonë e futbollit do të ketë me përfaqësuesen franceze, por lajme jo të mira vijnë nga kampi kuqezi. Mësohet se ka pasur probleme për sulmuesit shqptarë, më saktë për Rei Manajn dhe Sokol Cikalleshin.

Rei Manaj ka braktisur dje stërvitjen e Kombëtares pas një shqetësimi që ka ndjerë në kofshë, duke vendosur kështu në pikëpyetje aktivizimin me ekipin ndaj Francës. Për zëvendësimin e tij, Reja pritet të zgjedhë mes Sadikut dhe Seferit që janë në listën e pritjes. Sulmuesi i sapotransferuar te Malaga në ligën e dytë spanjolle ka eksperiencën e duhur, megjithëse tifozët presin të shohin Taulant Seferin te Kombëtarja A.

Ndërsa sa i përket Cikalleshit, ende nuk ka një dëmtim serioz, por zgjodhi të mos stërvitej ditën e djeshme për të mos rrezikuar më tej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *