Manaj është i pari që del hapur: Dua rinovimin e Rejës, nuk ishte e lehtë edhe me Moldavinë

0

Shqipëria arriti të fitonte me rezultatin 4-0 ndaj Moldavisë. Pas asaj humbje të pamerituar ndaj Turqisë, kuqezinjtë kanë arritur të shfryjnë nervat e tyre pikërisht në këtë përballje. Si për vazhdimësinë e lojës positive, trajneri Reja e dëshmon edhe njëherë se skema e tij po funksionon te Kombëtarja.

Ndërkohë Rei Manaj që arriti të shënonte në përballjen ndaj Moldavisë, është shprehur i lumtur për golin e realizuar në mbrëmjen e sotme, por njëkohësisht edhe duke kërkuar rinovimin e Rejës.

“Pas ndeshjes me Turqinë ishte e vështirë që të vije dhe të luaje këtu në Moldavi. Si të bësh një super gol dhe një të thjeshtë, është njësoj. Doja të realizoja ndaj Turqisë, por ky është futbolli. Njëherë të ngre lart dhe njëherë të ul poshtë. Ishte një gol i ngarkuar ky ndaj Moldavisë, pasi i kisha shkuar shumë afër në këto ndeshjet e fundit. Trajneri kërkon që në stërvitje dhe loje të japim 100% tim. Tani shpresoj të rinovoj kontratën te Kombëtarja”, ka thënë Manaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.