Manaj e bën sefte te Piza

0

Ditë feste për Rej Manajn, ditë zie për Pizën.

Sulmuesi i kombëtares sonë më në fund arriti sot të gjente golin e parë me klubin e tij të ri, në një ndeshje shumë të rëndësishme në Viçenca, ku u mund 2-1 në një sfidë dramatike, që u vendos në minutat e fundit të ndeshjes.

Edgar Çani nuk ishte as në stol, ndërsa Manaj e nisi nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 60-të. Vetëm 4 minuta më pas shënoi një gol fantastik, duke gjuajtur fluturimthi me të djathtën, pas një krosi në zonë.

Për fat të keq, goli i sulmuesit të kombëtares sonë nuk i mjaftoi Pizës, që edhe pse me një lojtar më shumë, pësoi dy gola në minutat e fundit të ndeshjes, duke lëshuar pikë të arta dhe duke rrëshqitur sërish pranë zonës së rënies. Situata bëhet edhe më dramatike për faktin se së shpejti klubi mund të penalizohet në pikë të tjera, për shkak të vonesave në paga gjatë fundvitit të shkuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image