Man Utd tenton goditjen e madhe, ofertë për yllin e Totenhemit

Mançester Junajtid ka vetëm 3 ditë kohë për të bërë 2 goditje të mëdha: një në mesfushë dhe një në sulm.

Në pritje që të shitet Lukaku, Red Devils po tentojnë një goditje të bujshme: të blejnë mesfushorin Kristian Eriksen nga Totenhemi.

Danezi kushton rreth 60 milionë sterlina, shifër që Totenhemi do ta investojë për blerjen e mesfushorit Lo Celso nga Betis.

Nëse nuk arrihet marrëveshje deri të mërkurën, Junajtid do të tentojë huazimin e Filipe Kutinjos nga Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *