Man Utd dhe triumfi në Europa League, vendi i pestë lumturon Anglinë

0

Çfarë ndodh nëse Mançester Junajtid fiton Europa League? Kjo është një pyetje që e ka përgjigjen të thjeshtë: kualifikim në Champions League.

Dakord, por lind një problem: çfarë ndodh me Premier Ligën angleze, sa ekipe do të shkojnë në Champions?

Këtu diskutimi ndërlikohet, sepse Mançester Junajtid ka në dorë fatin e një klubi.

Nëse Junajtid fiton Europa League dhe nuk del mes 4 skuadrave të para, atëherë në Champions shkojnë në total 5 klube.

Nëse Junajtid del në top4 dhe triumfon në Europa League, Anglisë i digjet një vend në Champions, sepse vendi i pestë nuk do të përfitojë.

Kjo bën që Premier Liga dhe klubet rreth Junajtid shpresojnë që “Djajtë e Kuq” të triumfojnë në Europë dhe të lëshojnë në kampionat.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here