Mamurrasi në botën e çudirave: trajneri në fushë, presidenti në stol, ish-trajneri pas hekurave

0

Skuadra e Mamurrasit i largohet sërish fundit të renditjes me fitoren e arritur dje në një ndeshje “finale” mbijetese ndaj Tërbunit në shtëpi. Duhet theksuar, se ka qenë një ndeshje ku skuadra vendase dhe lojtarët e saj, kanë administruar lojën në pjesën më të madhe. Goli i shënuar nga Gjonpalaj në minutën e 72-të, të lojës, ka qetësuar presidentin Ded Ndreca dhe tifozerinë mamurrzake, falë një asisti të dhënë nga trajneri Maho, që dje ka luajtur për 90 minuta. Për të ndjekur këtë ndeshje, në tribunë janë shfaqur drejtues nga Bashkia e Pukës por edhe Petrit Syla, njëri nga donatorët pukjanë, ndërsa miqve u ishte premtuar premio në rast fitoreje.

ÇUDIA – Në stolin e Mamurrasit ishte Dedë Ndreca, presidenti energjik, i cili kishte marrë vendin e trajnerit Rezart Maho, me këtë të fundit që ishte në fushë, për të dhënë kontribut me eksperiencën e tij të madhe. Ndonëse nuk ishte në protokoll si trajner, Ndreca bënte gjithçka në stol, duke u futur ndonjëherë në fushë për të debatuar me arbitrin. Deri këtu gjithçka normale, por ajo që bëri përshtypje ishte prania e Sinan Bardhit pas hekurave, shumë pranë stolit të Mamurrasit. Ish-trajneri udhëzonte tërë kohën Ndrecën për lëvizjet taktike në fushë, diçka e rrallë, aq më shumë që Bardhi është trajneri aktual i Turbinës.

Mamurrasi – Tërbuni            1-0

Mamurrasi: Muho, Baçi, Tako, Shijaku (Dedgjonaj 53′), Gjoni, Gjonpalaj, Maho, Etemi, Palluqi (Shahini 67′), Efeia, Tahiru (Trungshi 48′). Trajner: R. Maho. (Në dispozicion:Tota, Bajo, Zaimi).

Tërbuni: Kuka, Begaj, Beci (Ishmaku 67′), Prendi (Muhollari 87′), Tadjong, Zefi (Osmanollaj 76′), Saliaj, Tako, Zagani, Xhabrahimi, Puka. Trajner: K. Krepi. (Në dispozicion: Dikollari, Mjekaj, Lleshaj, Mezini).

Kartonë të verdhë: Shijaku 45′, Gjonpalaj 66′, Etemi 80’/ Begaj 62′, Beci 36′.

Gjyqtarë: K. Shahini, F. Elezi, R. Mersinasi (Durrës)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image