Malta bëhet “gardh”, Shqipëria ndalet te barazimi

0

Pritej një fitore që do të afronte ndjeshëm kualifikimin për në turin e ardhshëm kualifikues, por ajo nuk u duk. Shqipëria në futboll për femra barazoi sot 0-0 kundër Maltës, duke u ndalur, pas startit me fitore 3-2 ndaj Kosovës

Malta ishte inferiore, por bëri rezistencë të shkëlqyer, duke goditur edhe traversën në pjesën e dytë e duke marrë pikën e parë në grupin paraeliminator.

Shqipëria tentoi gjithçka në Elbasan, sulmoi, krijoi lojë e raste, por nuk diti të gjente golin, që është një problem i madh për trajnerin Armir Grima, sepse edhe kundër Kosovës humbëm raste pa fund.

Një pikë që na zbret në vendin e dytë, pas Greqisë, rival që do ta kemi përballë të martën, një finale e vërtetë, ku na duhet fitorja, ose të paktën një barazim.

Ndërkaq, Malta luan ndaj Kosovës dhe ndoshta na kalon, nëse fiton dhe ne humbasim ndaj Greqisë.

BOTËRORI 2019 – KUALIFIKUESE

SHQIPËRI – MALTË             0-0

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here