Malota zbulon sekretin e shënimit të golit: Zbatova këshillën e Suad Licit!

Vllaznia ka gjetur fitoren në Gjirokastër, duke dalë me tre pikët dhe shifrat 0-2. Fillimisht do të ishte goli i Renato Malotës që gjeti avantazhin, ndërsa Gilman Lika vendosi edhe historikun. Në intervistën pas ndeshjes për “Supersport”, Malota ka treguar edhe “sekretin” e realizimit të tij:

“Kam qenë paksa i dëmtuar në këto javë, jo në gjendjen fizike më të mirë dhe më ka takuar që të qendrojë më tepër me Suad Licin. Ai më tha që të mos qendrojë shumë larg portës, por të jem te pika e penalltisë. E zbatova atë këshillën dhe arrita që të shënojë. Nëse trajneri Jonuz mendon se historia e qendrimit në Superiore ka mbaruar, i të njëjtit mendim jam edhe unë”, ka thënë Malota. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *