Malota: Çdo rezultat në Korçë, në favorin tonë

0

Mbrojtësi i Partizanit, Renato Malota, ka dalë në konferencë për shtyp para sfidës së fundjavës kundër Korabit, sfidë që sipas tij nuk duhet nënvlerësuar: “Pak rëndësi ka se kë kemi përballë, Korabin apo kundërshtarë të tjerë, ne të shtunën duhet të hyjmë në fushë për të bërë detyrën dhe të marrim maksimumin e pikëve. Do të kemi mungesa për këtë takim, por e them me bindje se Partizani ka luksin pasi disponon një organikë mjaft cilësore dhe mendoj se edhe mungesat nuk do të ndihen në fushë”.

Sot luhet Skënderbeu-Kukësi: “Për sa i përket ndeshjes Skënderbeu-Kukësi, mendoj se çdo rezultat do të jetë në favorin tonë”.

Mund të kthehet në fushë edhe Sukaj: “Për ne e rëndësishme është fitorja në këtë 90-minutësh pak rëndësi ka kush do të shënojë. Jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët që hyjnë në fushë, synojnë të japin më të mirën për ekipin”.

Javën e ardhshme, supersfida Partizani-Skënderbeu: “Është ende herët për të folur për përballjen tonë me Skënderbeun, ne i përgatitim ndeshjet një nga një, nesër luajmë ndaj Korabit, pas këtij takimi do të fillojmë të mendojmë për ballafaqimin e radhës me Skënderbeun”.

Titulli kampion, nis sprinti final: “Shpresojmë që në përfundim të fazës së tretë të jemi në krye të klasifikimit, por e theksova edhe më parë që ndeshjet i vlerësojmë një e nga një dhe në fund të jemi ne fituesit e titullit. Nuk jam penduar aspak që kam zgjedhur Partizanin, pasi jam pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri dhe besoj shumë që në fund të kampionatit do të jemi ne kampionët e vendit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image