Maloku ndryshon ekip, por qëndron në Seria C

0

Leonardo Maloku nuk po gjen dot stabilitet, teksa ka ndryshuar sërish ambient. Lojtari i cili aktivohet në radhët e përfaqësueses së 21-vjeçarëve është nën pronësi të Peskarës, por pa mundur që të gjejë hapësira aty. Në të tilla kushte ka kërkuar një tjetër aventurë, dhe me krahëhapur e ka pritur Fanol, e cila militon në Seria C.

Maloku është shprehur i lumtur për mediat italiane për aventurën e re që po nis. 20-vjeçari ka dhe 2 vite kontratë me skuadrën e Peskarës, e cila duket se sheh një të ardhme të ndritur tek lojtari kuqezi dhe beson se duke pasur sa më shumë minuta në këmbë do të rritet akoma dhge më shumë, mund ta ndihmojë skuadrën në të ardhmen.

Maloku edhe edicionin e fundit u aktivizua në Seria C, por me skuadrën e Santarkanxhelos. besimi i teknikut Alban Biushi nuk i ka munguar asnjëherë, pasi në kualifikueset e fundit të 21-vjeçarëve ka qenë titullar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.