“Mallkoi” katër skuadra radhazi, por Palas i beson Ajusë

Sulmuesi Zhordan Aju sapo është huazuar te ekipi i Kristal Palas, nga skuadra e Suansi Sitit. Një transferim tejet normal, por nëse kontrollon karrierën e futbollistit ganez gjatë viteve të fundit, mund gjesh një statistikë shumë të frikshme që ka filluar të shqetësojë disa nga fansat e klubit londinez.

Gjatë katër viteve të fundit, Zhordan Aju ka luajtur për katër ekipe të ndryshme. Fillimisht në kampionatin francez me Soshon e Lorientin e më pas një kalim në Angli te Aston Vila dhe te Suansi gjatë sezonit që sapo lamë pas.

Rekordi unik i Ajusë, është se të katërta ekipet e lartpërmendura kanë rënë nga kategoria në të cilën ndodheshin në sezonin që kanë pasur sulmuesin në skuadrën e tyre. Sosho dhe Lorient ranë nga Ligue 1, ndërsa Aston Vila e Suansi zbritën në Championship. A do të vazhdojë “mallkimi” i Ajusë dhe te Kristal Palas… Koha do ta tregojë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *