Mallkimi vazhdon për ish-interistin Kuper

0

Ishin të gjithë kuriozë dje: A do ta thyente mallkimin Hektor Kuper?

Egjipti i tij kryesoi dhe dukej afër një tjetër trofeu në Afrikë, por Kameruni dominoi dhe përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar golin e fitores në minutën e 89-të.

Kameruni kampion Afrike, Kuper dështon sërish në një finale teke, si në 5 raste më parë.

Luis Figo në 1997-ën,Kristian Vieri dhe Pavel Nedved në 1999-ën, Fernando Morientes, Steve MekManaman dhe Raul në 2000-in, Oliver Kan në 2001-in, Leto në 2010-ën dhe tani Vinsent Abubakar i Kamerunit: lista e lojtarëve që i kanë mohuar ish-trajnerit të Interit triumfin në një finale kupe në 20 vitet e fundit. Gjashtë finale të humbura: një Kupë Spanje, Kupën e Kupave, dy Champions League, një Kupë të Greqisë dhe finalen e Kupës së Afrikës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here