“Mallkimi” vazhdon/ Greqia publikon listën, Durmishajt i vendoset kryqi jo vetëm nga Kombëtarja

Lojtarët shqiptarë që luajnë dhe zgjedhin të përfaqësojnë Greqinë, duket se i kap një “mallkim” dhe që nuk i lë të ecin përpara. Nga historitë e vjetra me Ninis dhe Kone, për të shkuar tek historitë moderne si Durmishaj dhe Vrushaj.

Të dy lojtarët po kalonin një super kampionat deri në momentin që zgjodhën të përfaqësonin Greqinë. Sidomos ajo rënie e Vrushajt ra menjëherë në sy. Kjo pasi po arrinte të kthehej si protagonist në elitën e futbollit holandez me Willem II. Menjëherë nisi edhe rënia e këtij futbollisti, që nuk po arrinte të linte gjurmë si më parë.

Në listën e publikuar së fundmi nga Greqia për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Armenisë dhe Finlandinës do të mungojë Vrushaj, por për shkak të dëmtimit. Nga ana tjetër, Fiorin Durmishaj nuk është një temë që llogaritet.

Me 6 ndeshje dhe 0 gola të realizuar ndaj Ëaasland Beveren, një ekip që renditet në vendet e fundit në Belgjikë, as nuk mund të kishte një pretendim më të madh. Por sikur të mos mjaftonte kjo, emri i Durmishaj është inzekzistent dhe asnjë prej mediave në Greqi nuk ka shkruar një artikull për të prej një kohe të gjatë. /Sport Ekspres/