Mallkimi vazhdon, Championsi për “Zonjën” mbetet tabu!

0
CARDIFF, WALES - JUNE 03: Giorgio Chiellini of Juventus is dejected after the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Alex Caparros - UEFA/UEFA via Getty Images)

 

Me shtatë finale nga nëntë të luajtura, bardhezinjtë bëhen edhe skuadra rekord e dështimeve. Dhe ndodh shpesh ndaj një spanjolleje

Sigurisht që fitorja e titullit të gjashtë radhazi në Itali dhe e Kupës për të tretën herë radhazi është një rekord më vete për skuadrën që tanimë është futur në “almanakun” e rekordeve, por jo vetëm atyre pozitive. Kjo, pasi, mbrëmë, bardhezinjtë e drejtuar nga Alegri, kanë humbur sërish, finalen e shtatë në nëntë të tilla të luajtura, të pestën në 19 vitet e fundit dhe të dytën në tre vitet e fundit me të njëjtin trajner, Maks Alegrin. Një dështim që sigurisht është edhe më i madhi për bardhezinjtë të cilët tashmë nuk e njohin më aromën e këtij trofeu.

MALLKIMI –  Historia në fakt fillon shumë më herët me Juven që humbet finalet njëra pas tjetrës, ndaj Ajaksit, Dortmundit, Realit dhe Milanit. Por, në veçanti, një mallkim është ai që e prek “Zonjën” në çdo finale spanjolle, sidomos kur rruga e tyre kalon nga Franca. Le ta marrim me radhë. 19 vite më parë, në gjysmëfinale Juventusi eliminon Monakon franceze, teksa në finale, Reali arrin ta mundë, me golin e diskutueshëm të Mijatoviçit në minutat e fundit. Gjithçka përsëritet në 2015-n, kur sërish këtë radhë çerekfinalja kalon nga Montekarlo, dhe në finale, Juventusi mundet nga Barcelona. Dhe, diçka e tillë ka ndodhur sërish këtë edicion. Juventusi kalon Monakon në gjysmëfinale dhe mundet nga Reali në finale. Pra në tri raste që Juventusi kalon Monakon, mundet në të trija, në finale, nga një skuadër spanjolle. Kështu, Juventusi bëhet skuadra e parë në Evropë me shtatë finale të humbura në nëntë të tilla që ka marrë pjesë, teksa vetëm Bajerni i Mynihut dhe Benfika i afrohen me pesë finalet e tyre të humbura.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image