Mallkimi nuk ka fund, Rojs “out” deri në prill

0

Një mëkat i vërtetë, mallkim që nuk njeh fund dhe dhimbje për miliona tifozë në gjithë botën. Marko Rojs po vuan sërish problemin e tij më të madh, dëmtimet. Borusia Dortmund dje konfirmoi se mesfushori do të qëndrojë jashtë fushave deri në prill, pas dëmtimit që pësoi të shtunën në ndeshjen me Bajer Leverkuzenin. Sigurisht, shokuese! Tifozët komentuan me keqardhje në postimin e klubit dhe shprehën urimet e tyre të përzemërta për atë i cili është konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të dy dekadave të fundit në Gjermani.

Skuadra e Tomas Tuhelit fitoi 6-2 në “Signal Iduna Park”, por lojtarët nuk e shijuan dot fitoren, sepse 27-vjeçari u desh të zëvendësohej pas 44 minutash lojë. Rojs ka vuajtur një këputje muskuli në kofshën e majtë dhe duhet të trajtohet për të paktën një muaj. Gjermani humbi disa nga javët e para të sezonit prej një problemi në ije dhe që atëherë nuk kishte pësuar një dëmtim tjetër serioz, por ky i fundit sigurisht që do të ndikojë shumë në aspektin psikologjik të tij, i mbingarkuar me këshilla mjekësh dhe kurime.

Trajneri Tuhel u shpreh shumë i mërzitur për dëmtimin e Rojsit. “Ky është një lajm i keq. Ai ka disa javë që luan në nivelin më të lartë. Padyshim që kjo është një humbje e madhe për ne. Me Benfikën sigurisht që nuk do të jetë me ne, por shpresoj ta kemi pranë në sfidat e kampionatit”, – tha në fundjavë gjermani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image