Mallkimi “Bufon”, krenaria, hidhërimi e zhgënjimi, çfarë mbetet pas

0

 

Italia e Kontes arriti deri aty sa të mendonte se edhe me këtë kontigjent mund të kalonin një mal super të lartë, si Gjermania dhe, për 120 minuta ia arritën. Mbetet dëshpërimi për këtë dalje jashtë pa u mundur në lojë

Sa shumë emocione dhe sa shumë sfumatura të ndryshme në post-ndeshjne e të parës Itali-Gjermani vështirë për t’u gëlltitur në historinë e kombëtares axurre. Krenari dhe hidhërim, zhgënjim, tërbim dhe pengje, duartrokitje dhe lot. Një miks vërtet i vështirë për t’u treguar, por që dizenjon, me shumë mërzi dhe dëshpërim, kuadrin perfekt.

Krenaria – Në fillim vjen krenaria. Pikërisht ajo krenari që i bënë ballë kampionëve të botës në fuqi, që i detyruan të ndërronin modul, që transformuan një kombëtare e cila mbërriti në këtë Europian pa ndonjë pritshmëri të madhe – ose për ta thënë me fjalët e Bufonit “si ushtria e Françeskielos” – në një skuadër e aftë që të mbajë të “ngrirë” dhe përpara tv një komb, por sidomos për të asgjësuar një skuadër, duke dhënë shpresën se mund të kalonte edhe njëherë, sipas traditës, ekipin e Gjermanisë. Kampionë bote, por jo vetëm. Po flasim për një grup futbollistësh të talentuar dhe kampionë, të cilët sigurisht që në letër ishin shumë më të avantazhuar në këtë takim çerekfinal.

Mallkimi Bufon – Më pas, kalohet te hidhërimi. Sepse analiza, përpara së gjithash, përmbledh një penallti. Ai i Zazas që përfundoi në tribunë, apo ai i Pelesë me parabolën e lajmëruar, që më pas ndërroi mendje; por edhe ajo e Bonuçit e hipnotizuar nga Nojer apo i Darmianit të frikësuar; apo mëdyshja e Bufonit te penalltia e Hektorit. Portieri axurr arriti vetëm që ta prekte, ashtu si mallkimi që ka rënë mbi gardianin, një lapsus që e çon 13 vjet mbrapa, kur portiere bardhezi preku me gishta penalltinë e Sandro Nestës, duke u gjunjëzuar përballë Kupës së ngritur në Champions nga Paolo Maldini dhe Milani. Një Bufon që kur pret, për fat të keq, shpesh humbet. Por, një Bufon që sigurisht, me një pikë krenarie, shton dhe që “ata kanë gabuar 3, por ne kemi shënuar 4 nga 9…”.

Fundi ciklit – Më pas është refleksioni, i qartë dhe i pashmangshëm: ajo e një grupi që pavarësisht se luan bashkë prej vetëm 2 vjetësh është në fund të ciklit që tani. Ai i targuar Konte, sigurisht, që ishte i aftë, duke cituar gjithmonë fjalët e Xhixhi Bufonit, “të sjellë vetëdije te të rinjtë. Për t’I bërë të vetëdijshëm që me punë dhe sakrificë mund të arrish më larg nga sa mund të mendosh”. Ajo e Antonio Kontes udhëheqës kundrejt të cilit është dashuruar edhe ajo gjysmë Italie jo juventine, pasi ky Europian konfirmoi se trajneri në fjalë është vërtet ndër më të përgatiturit në botë. Dhe, largimi i tij erdhi duke hequr disa gura nga këpuca… “Në nëntor kisha menduar se mund të bëja edhe një 2-vjeçar, por më pas nuk u ndjeva i mbështetur nga askush, vetëm presidenti, por dihet se sa mund të shkojnë kompetencat e tij”.

Po tani? – Në fund të këtij Europiani, mes mallkimeve personale, pengjeve, detajeve, polemikave, lamtumirave dhe fytyrave të shënuara nga ato që i është hequr e drejta për të ëndërruar për më shumë në këtë vigjilie, janë edhe lotët mallëngjyese të Andrea Barzaljit. Me një zë të ngjirur, mbrojtësi i Juventusit tha: “Kemi dhënë gjithçka. Mbetet humbja. Nga gjithë ajo gjë e bukur që kemi bërë, nuk do të mbahet mend asgjë sepse kur del… mbetet vetëm zhgënjimi dhe fakti që në fund askush s’do të mbajë mend asgjë për këtë kombëtare që ka dhënë gjithçka dhe që kishte një dëshirë të madhe për të qëndruar bashkë”. Sepse po, përveç kësaj, ndjesia tjetër, e konfirmuar më pas nga Bonuçi, është që të gjithë – vërtet të gjithë –ishin të bindur se pasi të dilnin “gjallë” nga kjo ndeshje, mund të fitonin trofeun. Dhe ky është treguesi i fundit që mbetet mes atyre që ngjiten në një autobus drejt aeroportit që i ka çuar në aeroport…  Dhe pikërisht ndjesia se, edhe njëherë, nuk dolën të mundur nga Gjermania (1-1 pas 120 minutash), rrit më tepër hidhërimin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image