“Mallkim” për Dembelenë, 4 muaj jashtë!

U fol për rreth dy muaj, por ekzaminimet përfundimtare kanë dhënë një verdikt tronditës për Barcelonën: Usman Dembele do të mungojë për rreth 4 muaj!

Një ndër lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Dembele u dëmtua dje në Getafe, duke këputur tendinën në kofshën e këmbës së majtë dhe do të duhet të operohet, për të zgjidhur sa më shpejt problemin.

Tani francezi do të mungojë për rreth 4 muaj, që do të thotë se do të kthehet në vitin 2018. Goditje e rëndë për Barcelonën, që humbet edhe pasardhësin e Nejmarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *