Maliqi nuk është më surprizë, Luzi e Gramshi kalojnë Tërbunin

Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së shtatë në Kategorinë e Dytë. Në grupin A Tërbuni ka humbur kreun, pasi është ndalur në barazim pa gola në transfertën e Velipojës përballë Adës. Hapin fals të pukjanëve e kanë shfrytëzuar Luzi dhe Gramshi që janë ngjitur në vendin e parë dhe të dy respektivisht. Rezultat më i çuditshëm i javës është ai i ndeshjes midis Kevitanit dhe Sopotit, ku Librazhdasit kanë fituar me rezultatin 1 – 14.

 

Në Grupin B pritet të ketë një garë të fortë për kreun midis Maliqit, Shkumbinit dhe Albpetrolit. Skuadra juglindore ka arritur fitoren katërt radhazi në transfertën e Kuçovës, duke mundur Naftëtarin me rezultatin 3 – 0.  Në Kuçovë janë të alarmuar me këtë situatë të pazakontë ku vihet në dyshim edhe qëndrimi në kategorinë inferiore në këtë kampionat. Por akoma më të rëndë dhe më të pashpjegueshme e ka bërë këtë situatë edhe qëndrimi indiferent i teknikut aktual Barjam Fraholli që nuk jep dorëheqjen, si dhe akoma më shumë është qëndrimi fyes i Bashkisë që nuk e shkarkon teknikun dhe sekretarin e klubit përpara një situate katastrofike që ka irrituar me të drejtë sportdashësit dhe specialistët në qytetin e Kucovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *