Mali sfidon Turbinën: Në Cërrik, vetëm për tri pikët

0

Pogradeci u mposht në shtëpi nga Elbasani në fundjavë, ndërkohë që këtë të shtunë ka në program një transfertë të vështirë. Portieri i liqenorëve, Hektor Mali, deklaron për SportEkspres.com se kjo do jetë një nga ndeshjet më të vështira të kësaj faze. 

“Ne ende ndjehemi në lojën e mbijetesës, edhe pse jemi 12 pikë larg nga Turbina. Tashmë kampionati ka hyrë në fazën më delikate dhe të gjitha ndeshjet deri në fund kanë shkallë të lartë vështirësie. Transferta jonë në Cërrik e tillë është, për vetë pozicionin që ka Turbina në renditje. Jemi të motivuar dhe do të shkojmë aty vetëm për të marrë tri pikët”, theksoi gardiani i Pogradecit.

Në këtë sfidë liqenorëve do t’u mungojë vetëm mbrojtësi Hysenllari, ndërsa pjesa tjetër e titullarëve është e gatshme për përballjen me Turbinën: “E gjithë skuadra është e motivuar në maksimum për këtë sfidë dhe presim të arrihet synimi ynë. Do kemi vetëm mungesën e mbrojtësit Hysenllari, por besoj se zëvendësuesi do ta justifikojë besimin e trajnerit”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.