Mali i Zi në telashe, skandal racizmi në ndeshjen ndaj Anglisë

0

Anglia fitoi bindshëm transfertën ndaj Malit të Zi me rezultatin 5-1. Takim i zhvilluar në Podgoricë nuk kaloi pa incidente.

Në momente të caktuara të ndeshjes Kalum Hudson-Odoi, Deni Rouz dhe Rahim Stërling u bënë subjekt të thirrjeve raciste nga tifozët malazezë. Në përfundim të takimit, Stërling e konsideroi të papranueshme ngjarjen dhe kërkoi që personat përgjegjës të dënohen.

Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt u shpreh në fund të takimit se pala angleze ka raportuar incidentin: “Është diçka e papranueshme. Ne si staf duhet t’i qendrjmë përherë lojtarëve. E kemi raportuar këtë incident dhe shpresoj që autoritetet përkatëse të veprojnë siç duhet”

Futbollisti Rahem Stërling ishte akoma më i ashpër në deklaratat e tij pas ndeshjes. Anglezi sugjeroi që UEFA të ndërmarrë dënim kolektiv në lidhje më këtë takim. Gjatë ndeshjes Stërling iu kthye tifozëve racistë me anë të një festimi në golin e fundit.

 

“Disa idiotë prishën gjithçka, është diçka e trishtueshme që në vend të flasim për një fitore të bukur po merremi me këtë gjë. Duhet të merret një dënim për këtë gjë, do sugjeroja që të ketë një dënim kolektiv. Çdo kombëtare tifozët e secilës bëjnë thirrje raciste duhet të dënohet me mbylljen e stadiumit, kjo mund të jetë një zgjidhje, pasi do i bëjë tifozët të mendohen dy herë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.