Maldini: Te Milani më shohin si problem

0

Paolo Maldini nuk është i sigurt nëse mund të rikthehet te Milani, pasi sipas tij në klub e shikojnë si një problem. Mbrojtësi legjendar ka bërë më shumë se 900 ndeshje me kuqezinjtë në karrierën si lojtar, por nuk iu dha asnjë rol drejtuesi në momentin që la futbollin. Me mbërritjen e pronarëve të rinj mund t’i ketë ardhur ndonjë ofertë për t’u kthyer në klub, por Maldini ka përgënjeshtruar gjithçka. “Është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh me Milanin, janë pesë vite që nuk fitohet asnjë trofe, tre vite pa luajtur në një kompeticion europian. Berluskoni po përpiqet të shesë klubin, por kjo çështje është komplikuar tej mase dhe ne nuk kemi dijeni as sa para do ta blejnë Milanin, e as sa para do të investojnë. Ne do të kemi nevojë për shumë para që të rikthehemi në nivelet e dhjetë viteve më parë. Milani është në zemrën time, babai im ka qenë kapiten, unë kam lindur në Milano, dy djemtë e mi luajnë për Milanin. Është e qartë që unë e dashuroj Milanin. Nëse një ditë do të kisha mundësi t’i ktheja Milanit ndonjë nga momentet e bukura që kam kaluar këtu, do ta bëja me kënaqësi, por nuk është e lehtë. Ata më shohin shumë shpesh si një problem, sepse unë nuk kam nevojë të punojë për ta. Unë e dashuroj një punë te Milani, por një pozicion i diktuar nga të tjerët është vështirë të përballohet. Është një çështje e komplikuar, por të shohim.”

Maldini ka përjashtuar mundësinë e punës si trajner, duke thënë: “Nuk më pëlqen të bëj trajnerin. Babai im ishte trajner dhe udhëtoi në të gjithë botën. Unë kam pasur një karrierë të gjatë dhe tani dua që të jetoj më shumë pranë familjes sime.”

Lidhur me Donarumën, Maldini e ka bërë menjëherë paralelen me Bufonin. “Është i talentuar. E njoh që kur ka qenë 12-13 vjeç, sepse luante për skuadrat e moshave. Kishte diçka që e bënte menjëherë të dukshëm për dikë që e njeh futbollin. Kam parë Bufonin të bëjë debutimin në Serinë A kundër Milanit dhe në barazuam 0-0, ishte e pabesueshme. Kam parë të njëjtën gjë me Donarumën. Është edhe më i madh, por është i shpejtë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.