Maldini, skeptik për kinezët e Milanit

0

Kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, është kthyer të flasë për të kuqezinjtë, por dhe për tema të tjera që kanë bërë zhurmë këtë javë në futboll, shkarkimin e Ranierit nga Lesteri apo konfliktin në shtëpinë Juventus mes Alegrit e Bonuçit.

Milani “kinez” – “Nuk e di më se çfarë të them në këtë moment. Të them të drejtën jam skeptik për zvarritjen e mbylljes së marrëveshjes. Sa më shumë kalon koha, më shumë bindem për zgjedhjen që kam bërë për të refuzuar ofertën e tyre. Një javë nga mbyllja e marrëveshjes vazhdoj të kem dyshimet e mia”

Shkarkimi i Ranierit – “Në futboll është shumë më e thjeshtë të shkarkosh një trajner se të largosh 30 lojtarët. Shpesh raportet krisen dhe klubet detyrohen të marrin vendime të nxituara. Gjithsesi kjo nuk i heq asnjë meritë Klaudios, i cili jo vetëm ka shkruar historinë e klubit të tij, por gjithë historinë e futbollit.”

Sherri te Juventusi – “Vendimet për skuadrën që do të zbresë në fushë i merr trajneri. Përplasja mes tyre nuk është diçka e re, ka ndodhur dhe më parë, por asokohe nuk kishte 100 kamera në fushë që filmojnë çdo moment. Edhe unë kam pasur boll sherre me lojtarë e me trajnerë, por askush nuk i ka parë.”

E ardhmja – Në fund dy fjalë edhe për të ardhmen. “Nëse një ditë do të kthehem në botën e futbollit, do ta bëja për Milanin.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.