Maldini rrit presionin, ditë deçizive për objektivin e mesfushës

0

Milani dhe Roma po garojnë mes tyre për shërbimet e Xhordan Veretu, mesfushorin e Fiorentinës. Drejtuesit e kuqezinjve kanë patur një takim gjatë ditës së djeshme me homologët viola, të cilët nuk heqin dorë nga kërkesa prej 25 milionë eurosh.

26-vjeçari francez është dëshira kryesore e trajnerit Xhampaolo. Milani është gati të fusë ndonjë lojtar në këtë tratativë, por Fiorentina kërkon vetëm para të thata.

Drejtuesit e “djallit” po i kërkojnë klubit nga Firence uljen e çmimit, ndërsa e ardhmja e Veretu do të përcaktohet ditën e martë ose të mërkurë. Dy klubet mund të arrijnë akordin në një nga këto ditë, përndryshe Milani do të braktiste përfundimisht pistën Veretu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.