Maldini: Paketa inteligjent dhe plot klas, por nuk duhet të harrojmë diçka!

Të gjithë janë të çmendur pas Kristof Piatek dhe me të drejtë, pasi sulmuesi polak po mahnit me lojën dhe golat e tij. Megjithatë, një tjetër lojtar po shkëlqen tek ekipi i Gatuzos dhe ai është Lukas Paketa.

Kualiteti i brazilianit nuk vihet në dyshim, por përshtatja e shpejtë me futbollin specifik që luhet në Serie A dhe me ekipin e ri i ka befasuar të gjithë. 21-vjeçari ka rikthyer sambën te kuqezinjtë, po tregon personalitet, vrapon pafund dhe nuk përton të ndihmojë shokët dhe në fazën defensive.

Paolo Maldini nuk i kursen elozhet për të në prononcimin e dhënë për ”Dazn”, ndërsa bën thirrje se nuk duhet harruar fakti që lojtari është akoma në muajin e dytë me Milanin dhe futbollin italian.

Lukas është një djalë i zgjuar. I kemi kërkuar të nxitojë për t’u përshtatur, por ai ka patur disa probleme me gjuhën. Paketa është i vetmi lojtar i yni që flet portugalisht. Ai ka patur një impakt të madh në ekip, po zgjidh problemet tona me kualitetin e tij, kërkon të shohë gjithmonë përpara dhe është me fat që zoti i ka dhuruar shumë klas.”

Ai po rritet, por ne e harrojmë ndonjëherë se është vetëm një djalë që sapo ka ardhur nga Brazili pas një muaji pushim dhe sapo është martuar. Futbolli brazilian ndryshon shumë me tonin, por Paketa ka befasuar dhe me punën që po bën në fazën defensive, aty ku ka ende shumë për të mësuar.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *