Maldini merr vendimin, Milani i ri nis e merr formë

Milani ka lënë pas zhgënjimin e faktit që nuk u kualifikua në Champions. Kuqezinjtë pësuan ndryshime, Gatuzo dhe Leonardo u larguan, ndërsa Maldini ka marrë një vendim.

Ish-kapitenit legjendar iu propozua roli i drejtorit teknik, i lënë bosh nga braziliani. Maldini ka pranuar dhe Milani i ri do të lindë pikërisht nga ai. 50-vjeçari do të lërë detyrën e drejtorit të zhvillimit strategjik të sektorit sportiv dhe ka pranuar ofertën e Gazidis.

Paolo pranoi të bëhet drejtori teknik i klubit ku kaloi gjithë karrierën e tij, pasi u bind për buxhetin që do të ketë në dispozicion dhe lirinë e plotë në vendimmarrje. Ai do të bëjë merkaton, ndërsa trajnerin e ri e ka zgjedhur.

Ai do të jetë Marko Xhampaolo, i cili do të largohet nga Sampdoria pas tre vitesh. Një kontratë tre-vjeçare me 2 milionë euro rrogë sezonale është gati për trajnerin e ri. Xhampaolo e njeh mirë kampionatin italian, di të punojë me të rinjtë dhe preferon një futboll zbavitës dhe ofensiv.

Milani është gati për t’u rikthyer. Me Maldinin drejtor teknik dhe Xhampaolon në stol. Tani nis edhe pjesa më e vështirë. Rinovimi me lojtarët aktualë, Suso mbi të gjithë, dhe blerjet e reja që do të përforcojnë ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *