Maldini i dorëzoi trofeun, Ramos e nderoi me një gjest të veçantë

Reali i Madridit mundi dje Milanin 3-1, duke fituar trofeun Bernabeu, që luhet çdo vit para fillimit të sezonit dhe shërben edhe si prezantim i Realit.

Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dhënies së trofeun dhe Paolo Maldini ia dorëzoi kapitenit të Realit Sergio Ramos.

Ky i fundit, para se ta merrte, bëri një gjest të bukur ndaj legjendës së Milanit, duke bërë shenjen “Të heq kapelën”.

Një gjest respekti dhe admirimi nga spanjolli, që gjithnjë ka thënë se Maldini ka qenë dhe mbetet idhulli i tij si futbollist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *