Malaga fiton 1 mln euro, nëse Reali fiton titullin

0

A do të bëjë qëndresë Malaga ndaj Real Madridit në fundjavë, kur madrilenët mund të fitojnë titullin minimumi me barazim? Padiskutim që jo! Mos u surprizoni, sepse gjithçka lidhet me një fakt të thjeshtë.

Në vitin 2013, Malaga shiti Iskon te “Galaktikët” për 27 mln euro dhe në kontratën e mesfushorit u përfshi një klauzolë, sipas së cilës Malaga do të përfitojë 1 milionë euro për çdo herë që “Los Blancos” fitojnë titullin kampion të Spanjës brenda pesë viteve të kontratës së lojtarit.

Deri tani Real Madrid nuk e ka fituar kampionatin, por është vetëm një pikë larg tij dhe Malaga do të mbushë arkën me shifrën e parashikuar. Shkurt: andaluzianët do t’i hapin rrugën ekipit të Zinedin Zidanit, sepse nuk ka as çfarë të humbë apo fitojë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here