Mala nuk rrezikohet, Gega “samit” me lojtarët

Partizani i është rikthyer përgatitjeve pas humbjes me Flamurtarin. Sigurisht që ajo disfatë nuk është përjetuar mirë, dhe trajneri Skënder Gega ka folur gjerë e gjatë para futbollistëve, me synim që të largoje presionin para derbit. Më shumë se 20 minuta bisedë me futbollistët në fushë dhe më pas nisi seanca.

“Nuk dua të drejtoj gishtin nga askush për humbjen në Vlore. Ju kërkoj vetëm të mos ndikoheni nga kritikat që bëjnë të tjerët, por të merrni pak kohë për vete dhe të reflektoni për atë që ka ndodhur, në mënyrë që të përmirësohemi dhe të mos përsërisim gabimet”, u ka thënë Gega mes të tjerave lojtarëve, sikurse mëson “SportEkspres.com”.

Gega u pa më pas të “ngacmohej” me batuta me Asanin dhe Atandën veçmas, sikurse edhe me Esat Malën. Ky i fundit nuk u stërvit, për shkak të një dëmtimi që ka pësuar. Në ndeshjen me Flamurtarin ai ishte në dyshim, por sakrifikoi dhe luajti.

Tanimë nuk rrezikohet me të, në mënyrë që të jetë gati për derbin me Tiranën. Mesfushori në fazën e parë ishte vendimtar, pasi edhe shënoi golin e vetëm për Partizanin. Mala është një nga lojtarët më të rëndësishëm, ndaj edhe prania e tij në derbi nuk duhet të vihet në dyshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *