Mala me grupin, Gega ka gati edhe planin B për derbin

Partizani është gati për derbin me Tiranën. Nesër të kuqtë prej orës 18:00 do të përballen do të luajnë derbin e radhës dhe synohet fitorja. Nga seanca e fundit stërvitore e reja është gatishmëria e mesfushorit Esat Mala, i cili ndryshe nga ditët e tjera ka punuar normalisht me grupin.

Dy ditët e fundit ai u stërvit i diferencuar për të mos rrezikuar dhe gjithçka po shkon sipas planit. Gjithsesi gjendja e Malës do të shihet deri në fund dhe më pas do të përcaktohet nëse do ta nisë nga minuta e parë apo nga stoli. Duhet thënë se gjendja e mesfushorit është më e mirë dhe dëshira për të luajtur në derbi është e madhe.

PLANI B – Në rast se Mala do të ketë sërish dhimbje në kavilje, atëherë trajneri Gega do të duhet të bëjë një ndryshim në formacionin e menduar. Në vend të mesfushorit mund të luajë Erald Çinari, shkodrani u blerë këtë verë nga Vllaznia për shumën e 40 mijë eurove.

Sulmuesi anësor do të pozicionohej në të majtë dhe së bashku me Asanin nga e djathta dhe Mensah, i cili do të luajë si sulmues i dytë, do të jetë në mbështetje të Jurgen Bardhit. Një katërshe sulmuese që garanton shpejtësi dhe zhdërvjelltësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *