Mala: Ky sezon një ëndërr e bukur, Partizani ka meritë të madhe

Mesfushori i Partizanit, Esat Mala, ka folur për RTSH Sport, ku ka prekur sezonin me “Demat”, ftesën te kombëtarja A dhe bisedat me trajnerin e ri të kombëtares, Edi Reja. Në fjalën e tij, Mala tha:

“Kjo ftesë te Kombëtarja A ka qenë një surprizë shumë e bukur. Është një eksperiencë e paharrueshme, po mësoj çdo ditë gjëra të reja. Reja? Nuk mund të themi që kemi pasur ndonjë bashkëbisedim të zgjatur, por thjesht për një njohje më shumë, një prezantim profesional, çfarë roli dua të luaj dhe gjëra të tjera.

“Një sezon mjaft i gjatë, por me fryte shumë të mëdha. Kampion me Partizanin dhe ftesë nga Kombëtarja A. Është një ëndërr deri më tani, që po e shijoj çdo ditë. Partizani ka meritë të madhe, pasi është ekipi kampion dhe sytë janë të gjithë te kampionët. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë të Partizani, lojtarët, stafi, presidenti. Edhe me meritën time, besoj e kam merituar këtë ftesë”, tha Mala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *