Mala: E donim këtë fitore dhe luftuam, ja kush janë rivalët e Partizanit

Mesfushori dhe autori i golit për Partizanin, Esat Mala po bën një sezon shumë të mirë deri më tani. Rrjeta e tij përballë Skënderbeut sot ishte goli i katërt për 20-vjeçarin, i cili dhe njëherë tjetër ishte vendimtar në ndeshje të mëdha. Pas kësaj sfide, Mala foli për “Supersport”, ku u shpreh:

Ndeshja – “Kjo ishte një fitore e dëshiruar shumë nga ana jonë. Terreni ishte shumë i vështirë dhe na pengoi, por ia dolëm që të marrim rezultatin që kërkonim. Unë jap gjithmonë maksimumin për ekipi dhe luaj aty ku më kërkohet. Sot kombinuam mirë dhe fituam të gjithë së bashku si skuadër”.

E ardhmja – “Punoj çdo ditë për tu përmirësuar dhe për të ndihmuar Partizanin. Si çdokush tjetër, edhe unë dua të avancoj në karrierë dhe pse jo, një ditë dua të luaj edhe jashtë Shqipërisë”.

Rivalët për titull – “Teuta dhe Kukësit janë rivalët tanë për titullin kampion. Këtë gjë e tregon dhe renditja, por dhe kualitet që kanë si skuadra. Janë të dyja ekipe shumë të forta dhe do të jenë rivale të denja për Partizanin”,- përfundoi autori i golit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *