Makthi që s’harrohet kurrë, Karius refuzon ftesën e Liverpulit

Finalja e së shtunës në Madrid është një ngjarje e madhe për klubin e Liverpulit që synon të rikthehet të trofeu me prestigjioz në Europë pas 14 vitesh pritje. Ftesat “VIP” të lëshuara nga klubi anglez kanë qenë të shumta dhe një prej tyre ka shkuar për Loris Karius.

Gardiani gjerman do të mbahet mend gjatë për dy gafat e tij në finalen e vitit të kaluar, por ai mbetet pjesë e familjes së Liverpulit edhe pse është pjesë e Beshiktashit edhe për një sezon si pjesë e një marrëveshje huazimi.

Sipas “Daily Mail”, Karius e ka refuzuar këtë ftesë. Ndoshta kujtimet e finales së shkuar mund t’i rikthehen dhe portieri mund të përlotet përsëri siç bëri një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *