Makthi i Pelegrit nuk njeh fund, sërish operacion në shtyllën kurrizore

Tetë muaj më parë Pietro Pelegri ndodhej në “qiellin e shtatë”. Sulmuesi 16-vjeçar u transferua për 25 milionë te skuadra e Monakos dhe gjithçka shkonte po shkonte vaj. Por, mbas vetëm një muaji adoleshentit iu desh të përballej me një problem serioz.

Një devijim i disqeve të shtyllës kurrizore mbylli sezonin e tij që në muajin shkurt. Por, problemet e italianit nuk mbaruan me aq. Ditën e sotme klubi i Monakos njoftoi se Pelegri do t’i nënshtrohej një operacioni të dytë që e mbajë një muaj pa stërvitje.

Sulmuesi është vetëm 17-vjeç dhe ka kohë me bollëk për t’u rikuperuar, por gjithsesi duhet të bëjë kujdes, pasi dëmtimet në shtyllë kurrizore nuk janë diçka për t’u nënvlerësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *