Makthi i dëmtimeve s’ka të ndalur, mbrojtësi i Barcelonës mbyll sezonin

0

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umiti, ka kaluar një ndër sezonet më të vështira të karrierës së tij. Kampioni i botës filloi të shfaqte dëmtime kronike në gju, çka e kanë detyruar të qëndrojë në rehabilitim për shumicën e sezonit të tanishëm.

Megjithëse lojtari është rikthyer disa herë në stërvitje me grupin, problemi është rishfaqur në çdo rast. Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, drejtuesit e klubit katalanas nuk kanë ndërmend të durojnë dhe për këtë arsye e kanë vendosur lojtarin në shitje.

Sikur të mos mjaftonin lajmet e merkatos, 25-vjeçari i lindur në Kamerun së fundmi ka pësuar një dëmtim tjetër në stërvitje që mbyll në mënyrë të parakohshme sezonin e tij me skuadrën “blaugrana”.

Forma e mirë e dyshes Pike-Lenglet dhe një blerje e mundshme e holandezit De Ligt janë dy ndër faktorët kryesorë që kanë shtyrë kupolën drejtuese të katalanasve për të.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.