Makthi i Anglisë, tmerri i policisë: tifozeria e Milluollit kthehet frikshëm

0

Milluoll FC është një klub futbolli nga periferitë e Londrës, që është i famshëm në Angli, por jo për trofetë e fituar.

“Suksesi” i Milluollit është i padëshiruar: klubi me tifozët më të dhunshëm në Angli!

Në vitet ’80 huliganët e Milluollit mbretëronin në Angli, aty ku betejat mes tifozëve ishin të përjavshme, aq sa ishte një kampionat më vete, ku askujt nuk i plaste sa doli ndeshja, por kush e fitoi ndeshjen e boksit para e pas ndeshjes.

Të jemi të qartë: huliganë me nder, sepse viheshin përballë disa qindra prej tyre dhe grushtet ishin armët e lejuara, derisa njëra palë largohej me bisht ndër shalë, duke lënë gjak e dhëmbë në fushëbetejë. Ishin kohëra të errëta për Anglinë, varfëri, papunësi, qeveri të paafta, shfrytëzim i tejskajshëm i klasës punëtore… Diku duhej nxjerrë dufi…

Aq të frikshëm u bënë tifozët e Milluollit, saqë qytete si Kembrixhi e Oksfordi refuzonin t’i pranonin në qytet, pas shkatërrimit të qendrave historike në disa vizita të mëparshme.

Në 1985 erdhi çmenduria: në një ndeshje kupe kundër Lutonit tifozët pushtuan fushën, betejë epike me policinë e tifozët kundërshtarë, 81 të plagosur, prej të cilëve rreth 30 policë.

Margaret Theçer, Zonja e Hekurt, i bëri zap me dhunë: kur ia doli me tifozët e Milluollit, të tjerët ishin lojë kalamajsh.

Vitet kaluan, Milluolli tani luan në divizionin e tretë dhe lufton për kthim në të dytin, ndërsa tifozët nuk harrojnë, sepse shpirti rebel nuk shtypet kurrë.

Ndeshja e djeshme kundër Totenhemit në Kupën FA bëri të shpërthente vullkani i fjetur: tifozët e Milluollit, thuajse 4000 të tilë, vërshuan drejt White Hart Lane.

Polici pa fund, dyqane pranë stadiumit mbyllur, kontrolle të rrepta, por e pamundur të evitoheshin sherret në rrugë dhe koret e pahijshme në stadium, aq sa u shigjetua edhe koreano-jugori Heung-son Min i Totenhemit.

 

Motoja dhe himni zyrtar i Milluollit thotë: NUK I PËLQEJMË ASKUJT, POR NUK NA PLAS FARE!

Huliganë, por mos i paragjykoni, sepse kush e njeh zanafillën dhe arsyet pse plasi huliganizmi në vitet ’80, e kupton fare mirë pse ndodhin ngjarje të tilla.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here