Makthe për Fidan Alitin në fund, rënia është elita në Suedi është shumë pranë

Nëse Astrit Hajdari është duke festuar titullin me Djurgarden në Suedi, nuk është e njëjta panoramë në këtë kampionat për Fidan Alitin. Ky i fundit ka humbur me rezultatin 3-0 ndaj Sirius në transfertë dhe nuk ka zhvilluar një paraqitje të kënaqshme.

Pas kësaj, skuadra e tij, Kalmari, mori vendin e 14 në tabelë që të dërgon në “Play-off” ku do të diskutohet rënia apo mbijetesa në elitë. Faktikisht Kalmari ndodhej më lartë në tabelë përpara zhvillimit të ndeshjes së fundit, përballë një ekipi si Sirius, që fitorja nuk i vlentë për asgjë në tabelë.

Por nuk mbaron këtu. Falkenberg ishte duke barazuar 0-0 ndaj Esklistuna dhe nëse kjo ndeshje mbyllej me rrjeta të paprekura, atëherë Fidan Aliti do të shpëtonte. Por një gol në minutën e 92, bëri që mbrojtësi shqiptar të kalojë në “Play-off” me Kalmarin. /Sport Ekspres/