Makth për mesfushorin e Liverpulit, humbet sezonin pa filluar

Aleks Okslejd-Çembërlejn ishte një nga lojtarët më të dalluar të Liverpulit gjatë sezonit të kaluar, por një dëmtim në gjysmëfinalen e Champions-it ndaj Romës i privoi atij mundësinë për të qenë pjesë e finales së Kievit ndaj Real Madridit.

Mesfushori 24-vjeçar ka një rrugë të gjatë drejt rikuperimit dhe këtë gjë e pranon dhe vetë trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, i cili në konferencën e tij të parë për shtyp gjatë fazës përgatitore deklaroi se Çembërlejn nuk do të jetë i gatshëm për shumicën e sezonit të ardhshëm.

Por, gjatë merkatos së verës Klop dhe drejtuesit e Liverpulit i kanë marrë masat që mungesa e anglezit të mos ndihet. Fabinjo dhe Keita janë gati të luftojnë për një vend titullari, ndërsa pritet që së shpejti të finalizohet dhe transferimi i fantazistit të Lionit Nabil Fekir.

Ndërkaq, Okslejd-Çembërlejn pritet të kthehet në fushë në maj 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *