Makth pa fund, Atletiko mposht sërish Bajernin!

0

Kampionët e Gjermanisë nuk dinë të fitojnë në Spanjë, teksa mposhten me të njëjtin rezultat si një vit më parë. Karrasko shkëlqen, bardhekuqtë kryesojnë grupin

Atletiko Madridi dhe ekipet spanjolle kthehen përfundimisht në një makth për Bajernin. Atletiko Madridi dje mposhti 1-0 skuadrën bavareze në shtëpi, duke siguruar vendin e parë në grupin D. Efekti “Don Karlo” nuk u pa askund në 90’ e zhvilluara në “Vicente Calderon” dhe u duk qartë se kësaj here “fajin nuk e kishte Pep Guardiola”. Një gol fantastik me kundërsulm i belgut Karrasko në të 35’ mjaftoi përfitoren e djemve të Diego Simeones. Në pjesën e dytë, ndryshe nga sa pritej, vendasit patën shansin të dyfishonin avantazhin me një penallti, por sulmuesi Grizmann e humbi atë duke gjuajtur drejt transversës.

Sport Ekspres

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.