Makth italian, pas Milanit Bajerni mposhtet edhe nga Interi

Bajerni i Munihut e ka mbyllur turneun aziatik me një humbje 2-0 ndaj Interit, në Singapor. Dy gola nga Eder në pjesën e parë vendosën fatet e takimit, me bavarezët që marrin shuplakën e dytë në pak ditë, pas disfatës së thellë ndaj Milanit.

Paraqitje shumë e mirë e Interit, që krijoi lojë e raste, edhe pse ritmin e lojës e diktoi Bajerni, dukshëm superior teknikisht. Kampionët e Gjermanisë nuk luajtën keq, por nuk arritën të krijonin shumë raste për shënim dhe Interi u tregua shumë më i qartë në fushë.

Paraqitje e shkëlqyer nga Eder dhe Zhoao Mario, ndërsa në përgjithësi paraqitja e gjithë skuadrës ishte bindëse, ndaj duket dora e trajnerit Luçiano Spaleti, edhe pse natyrisht janë vetëm miqësore vere, ku impenjimi ndryshon shumë nga ndeshjet zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *