Makth dëmtimesh te Reali, Bejl dhe Asensios i bashkohet një tjetër titullar

0

Viti 2019-të nuk ka nisur aspak mbarë për Real Madrid. Barazimi me Vijarealin dhe humbja në shtëpi ndaj Sociedad kanë bërë që “Los Blancos” ta shohin veten në vendin e pestë të tabelës së La Ligës, 10 pikë larg Barcelonës së vendit të parë.

Sikur të mos mjaftonte problemet e mësipërme, trajnerit Santiago Solarit i duhet të bëjë pa mesfushorin gjerman Toni Kros, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore që do ta mbajë në infermieri deri në fund të janarit.

Kros i bashkohet Gareth Bejlit dhe Marko Asensios në infermierinë luksoze të Real Madridit.  Kros do humbasë tre ndeshje shumë të rëndësishme, si transfertat ndaj Betisit dhe Espanjolit dhe ndeshjen në “Bernabeu” ndaj Sevijës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.