Makineria e Guardiolës kap shifrën e çmendur të golave

Mançester Siti bëhet ekipi i parë në Europë që shënon 100 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e arriti këtë shifër në minutën e 18-të të ndeshjes së sotme në Huddersfield, kur Danilo shënoi golin e avantazhit për The Citizens.

PSG, që “masakroi” 9-0 Gengompin të shtunën, është pranë, me 90 gola në këtë moment.

Barcelona është në shifrën e 78 golave, 7 më shumë se Sevilja.

Tottenham (70) e Arsenal (68) kanë shënuar më shuë gola se Liverpuli kryesues (65).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *